I dënuari për vrasje të dyfishtë, Luz Allaku, të cilit presidenti ia ka falur 3 vjet e gjysmë të dënimit, nga 15 vjet në total sa ishte dënuar, është dëshmitar në procesin hetimor për vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Allaku ishte ndër të burgosurit e parë që kanë hyrë dhe e kanë parë në dhomë Deharin.
Mirëpo vendimi i Thaçit ka ngjallur reagime gjatë ditës së djeshme duke e parë të padrejtë këtë vendim nga ana e presidentit.
Në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti thotë që falja e dënimit është një meszhë “mbylle gojën”, për dëshmitarin Allaku dhe se mbi të gjitha është një skandal i madhë për Kosovën.
“Kjo falje e dënimit është kod i Thaçit për dëshmitarin Allaku, me mesazhin “mbylle gojën”. Ka me mijëra raste tjera, në të cilat ka mundur të falen, por të tjerët nuk ishin dëshmitar, dhe rrjedhimisht nuk kishte Thaçi interes. Andaj, në vetvete ky është skandal i madh, që ndodh veç në Kosovë.Në vendet tjera, nëse do të ndodhte një rast i tillë, pesidenti do ishte shkarkuar”, u shpreh Mehmeti.
Tutje, analisti thotë që familja Dehari po vritet për të dytën herë me këtë veprim e që këtë gjest mund ta bëj vetëm Thaçi.
“Fatkeqësisht, Thaçi po keqpërdor postin që ka për të humbur përfundimisht gjurmët e vrasjës në rastin “Dehari”, duke qenë në shërbim të nëntokës kriminale. Familja Dehari po vritet për së dyti, me vendime shtetërore në shërbim të humbjes së gjurmëve.Ky është skandal, që veç një njeri si Hashim Thaçi e bën” tha Mehmeti për “Bota sot”.