spot_img

Ky është përbindëshi shqiptar i cili ia preu kokën nënës së tij sot

spot_img

Personi që shihni në foto është Olsi Çekiçi, autori i vrasjes makabre të ndodhur këtë pasdite në Buçimas të Pogradecit. I pajisur me kartelë shtrimi, 44-vjeçari kishte refuzuar të merrte trajtimin e rekomanduar nga mjekët. Ilaçi i tij i vetëm ishte përdorimi i lëndëve narkotike. Olsi Çekiçi ishte ndarë nga bashkëshortja dhe jetonte me vajzën e tij minorenen, 15-vjeçare. Në të njejtën banesë jetonte edhe vëllai tjetër i tij, po me probleme mendore.

Nga raportimet mësohet se 44-vjeçari e dhunonte herë pas here nënën e moshuar. Sipas bashkëfshatarëve ai njihet si problematik dhe i dhunshëm dhe se nuk ishte hera e parë që kishte debate në shtëpinë e tij. Në ngjarje ka mbetur i plagosur edhe i vëllai i 44-vjeçarit që ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Autori është arrestuar në momentin e parë që policia ka mbërritur. Olsi Çekiçi ka qenë person me precedent penale, pasi ka qenë më parë i arrestuar në Greqi, Belgjikë e Itali për drogë. Ai gjithashtu ka vuajtur një dënim edhe në vendin tonë në burgun e Zaharisë.

Marrë tek JOQ Albania

NGJARJE TË TJERA

spot_img