spot_img

Ky është personi i arrestuar që dyshohet se dhunoi një vajzë në Pejë

spot_img

Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla, ku viktima jo rrallëherë janë edhe të miturat. Kështu ndodhi me një rast që u zbulua së fundmi nga në Pejë.

Një rast dhunimi është raportuar mbrëmë në Pejë, ku një vajzë e re ka denoncuar një ngjarje tronditëse pranë Policisë së Kosovës.

Sipas denoncimit të viktimës, ajo është marrë pa dëshirën e saj orës 23:00 në rrugën “Haxh Bajraktari” në Pejë.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari në këtë rast është Luan Kastrati, 26 vjeçar – tashmë i arrestuar nga Polica e Kosovës.

Mësohet tutje se viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka dërguar atë në shtëpinë e tij, ku është mbajtur gjatë gjithë natës. Ajo ka raportuar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin menjëherë pas denoncimit. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është vendosur në ndalim policor për 48 orë.

Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img