Shumë prej nesh kanë probleme me gjumin, teknologjia e ka bërë edhe më të vështirë që njerëzit të mbajnë një kohë të rregullt se kur bien për të fjetur dhe kur çohen në mëngjes.
Në një studim të kryer në SHBA u zbulua se mbi 50 milion amerikanë vuajnë nga mungesa kronike e gjumit.
Orari i gjumit është tepër i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor. Që trupi dhe truri të funksionojnë mirë, kanë nevojë për gjumë të mjaftueshëm.
Por nëse keni probleme për t’ju zënë gjumi, ndoshta do t’ju ndihmojë ky marifet që përdorin ushtarët amerikanë, të cilët nuk e kanë problem të flenë edhe në mes të luftës, nëse është e nevojshme.
Ndiqni këto hapa:
1. Relaksoni muskujt në fytyrën tuaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.
2. Lëshojini shpatullat tuaja, çlirojini nga tensioni fillimisht shpatullat e më pas krahun e parakrahun.
3. Merrni frymë duke relaksuar gjoksin, më pas kofshët e deri poshtë te këmbët.
4. Kaloni 10 sekonda duke pastruar mendjen dhe filloni të mendoni një nga tre imazhet e mëposhtme; jeni shtrirë në një kanoe, në një liqen të qetë dhe mbi ju s’ka asgjë përveç qiellit blu dhe të pastër. Jeni të shtrirë në nëj hamak të kadiftë, në një thomë të errët ku nuk hyn asnjë fije drite. Ose thoni për rreth 10 sekonda “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.
Duket shumë e thjeshtë por ky marifet thuhet se funksionon te 96 përqind e njerëzve pas disa javësh praktikë. Nëse e perfeksiononi këtë teknikë, s’do të keni kurrë më probleme me gjumin.