Zyrtarët shëndetësorë nga Koreja e Jugut kanë deklaruar se vendi është futur në fazën e dytë të koronavirusit, pavarësisht që kohëve të fundit janë regjistruar shifra të ulëta.
Koreja e Jugut ka qenë storie suksesi në përballjen me Covid-19, por tani pritet që pandemia të vazhdojë edhe për disa muaj.
Drejtori i Qendrës së Koresë së Jugutu për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se faza e parë ka zgjatur deri në muajin prill.
Nga muaji maj ka pasur valë të rasteve të reja, përfshirë shpërthime të virusit në klubet e natës në kryeqytetin Seul.
Në mes të këtyre dy periudhave kohore, numri i rasteve të konfirmuara ka rënë nga pothuajse nga 1000 në zero për tri ditë me radhë.
Zyrtarët gjatë ditës së sotme kanë deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 infeksione të reja.