spot_img

Ky vend që 100 ditë pa asnjë rast me Covid-19

spot_img

Që nga 26 maji Tajlanda nuk ka shënuar asnjë rast të ri të infektimit me koronavirus.

Tajlanda është bërë vendi i tretë që shënon 100 ditë pa një infektim lokal të COVID-19, duke u bashkuar me Tajvanin dhe Zelandën e Re, sipas Bloomberg News.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tetë raste të tjera me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit dhe këto raste vijnë nga ata njerëz që udhëtuan nga jashtë. Këtu përfshihet një familje katëranëtarëshe amerikane, e cila ishte në karantinë pasi arriti në vend më 19 gusht.

Gjithsej numri i rasteve në Tajlandë ka shkuar në 3 mijë e 425, duke përfshirë 58 vdekje dhe 3 mijë 274 persona të shëruar.

Tajlanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mars dhe mbylli kufijtë e saj për të huajt, pavarësisht ndikimit pasues në sektorin jetësor të turizmit në vend.

Qeveria filloi të lehtësonte disa kufizime në maj pasi rastet filluan të zvogëloheshin.

NGJARJE TË TJERA

spot_img