spot_img

Kylian Mbappe në një lidhje me ish gruan e futbollistit holandez, kush është modelja 27-vjeçare që i ka rrëmbyer zemrën yllit të PSG-së

spot_img

Jo vetëm në fushën e blertë, ylli francez, Kilian Mbape, nuk ndalet së shënuar as jashtë saj. Mbape e arriti shpejt suksesin në botën e futbollit, e mbi të gjitha famën duke u bërë dhe model për disa marka prestigjioze.

Ai ka tërhequr vëmendjen e disa modeleve të famshme, teksa me disa prej tyre ka pasur dhe lidhje romantike. Së fundmi, francezi po përflitet për një marrëdhënie me 27-vjeçarjen Rose Bertram.

Modelja përflitet se ka filluar të takohet me yllin e PSG muajt e fundit. Por Mbape nuk është futbollisti i parë në jetën e saj, teksa më herët ka pasur një lidhje 8-vjeçare me holandezin Van der Vil, që përfundoi në korrik. Nga kjo lidhje, çifti ka edhe një vajzë.

Rose, babai i së cilës është belg dhe nëna nga Cape Verde, u nënshkrua në një agjenci modelimi në moshën 13-vjeçare. Që atëherë ajo ka vazhduar të shfaqet për markat kryesore të rrugës si H&M, L’Oreal, Primark dhe Agent Provocateur në fushatat e tyre.

Duket se vetë Kylian është një fans i madh i punës së saj pasi ai përbën një nga 850 mijë ndjekësit e saj në Instagram. Tani për tani, duket se marrëdhënia e çiftit të ri po lulëzon.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img