Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka disa fjalë për policët që po i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave. Ai e ka quajtur fëmijëror vendimin për bartjen e maskave.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi u është drejtuar policëve duke iu thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave, meqenëse sipas tij është shenjë e keqe.
“E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC! Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, Labi ka thënë se edhe ai ose ndonjë anëtar i familjes së tij mund të vdesin nga ndonjë virus, por se thotë se puna e maskës është vendim tepër fëmijërorë dhe jashtëzakonisht nënçmues për banorët e vendit.
“Kem me vdek se kem me vdek. Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!”, ka shkruar Labi.