Merkatoja po zien ditët e fundit me emrin e Lionel Messit. Yli argjentinas duket se ka vendosur të mos vazhdojë kontratën me Barcelonën, dhe të largohet falas verën e ardhshme.
Sipas shumë mediave në Britani, është Manchester City që po monitoron situatën dhe tashmë ka pasur kontakte me Messin.
Raportohet se Messi ka filluar negociatat fillestare me drejtuesit e Manchester Cityt, madje pretendohet se ekzistojnë mundësi reale që dyshja Guardiola – Messi të ribashkohen sërish.
Kur bëhet fjalë për financat, është e qartë se numrat do të jenë të mëdha, por për sheikët sigurisht që nuk do të jetë problem nëse Messi më në fund thotë ‘po’.
Me siguri, të paktën 30-35 milionë euro do të lihen si buxhet për pagën e tij. Të shohim çfarë vendimi do marrë Messi…