Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.
I moshuari ishte bartës i COVID-19, por asimtomatik për sëmundjen. 88-vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi i katërt, diabet, hipertension, anemi grave.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/