Në Mal të Zi është shpallur sërish gjendja e epidemisë së koronavirusit.
Qeveria e Malit të Zi me anë të një njoftimi në “Twitter” ka shkruar se nga sot është e detyrueshme që të mbahen maskat në vende të hapura dhe të mbyllura publike.
Po ashtu deri më gjashtë gusht janë anuluar mbajtjet e festave, si dasma, ditëlindje. Janë mbyllur edhe lokalet e natës, si dhe organizimet në ambiente të mbyllura lejohen deri në 20 persona, ndërsa në ambiente të hapura deri në 40.
Gjithashtu në qytete të ndryshme janë vendosur edhe masat e kufizimit të lëvizjes.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje ka arritur në 1.920, ndërsa 26 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.