Ai ka pësuar frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë dhe do të jetë jashtë për një kohë të gjatë.
Burime të mediumit rumun, GSP bëjnë me dije se sulmuesi i Rapid që shanset e rikthimit të tij në fushë këtë vite janë zero.
Albion Rrahmani do të operohet të hënën më 16 tetor.
Rapid do të shpresojë se ai do të kthehet pas pushimit dimëror, i cili përfundon në fund të janarit.
23-vjeçari e ka filluar këtë sezon në mënyrë më të mirë, pasi ka arritur të shënojë tetë gola e ka dhuruar dy asistime në vetëm 11 ndeshje me Rapidin.