Xherdan Shaqiri është transferuar në Lyon nga Liverpooli.
Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet në Kombëtaren e Zvicrës.
“Shaqiri humbë kualifikueset e Kupës së Botës kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut, kështu shkruan “20min”.
Xherdan Shaqiri, Mario Gavranoviç, Loris Benito dhe Breel Embolo, largohen nga skuadra për arsye mjekësore”, shkruan mes të tjera.
“Xherdan Shaqiri, Mario Gavranoviç, Loris Benito dhe Breel Embolo, katër lojtarë duhet të largohen nga kampi Kombëtar për “arsye mjekësore”, ka bërë të ditur Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) në një njoftim për media.
“‘’Kohët e fundit isha stërvitur individualisht dhe për këtë arsye nuk kam ende ritmin e nevojshëm të konkurrencës. Në konsultim me Murat Yakin dhe klubin tim, ne vendosëm që të kthehesha në Lyon për t’u përgatitur për detyrat e ardhshme në klub’, u shpreh Shaqiri.