spot_img

Lajm i madh! Vaksina e Oxfordit rezulton e sigurt!

spot_img

Rezultatet preliminare të fazës provuese 1/2, të vaksinës për koronavirus të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit sugjerojnë se ajo është e sigurt dhe se e nxitë imunitetin që të reagojë.

Vaksina ka nxitur antitrupat të regojnë brenda 28-ditëve dhe qelizat T të reagojnë brenda 14 ditësh, bazuar në publikimin e mediumit që merret me shëndetësi “The Lancet”.

Prova ka përfshirë 1,077 njerëz të moshave 18 deri në 55-vjeç të cilët nuk kanë pasur CoViD-19 në historikun e tyre dhe është kryer në pesë spitale të Mbretërisë së Bashkuar, që nga fundi i prillit deri në fund të majit.

“Sistemi i imunitetit i ka dy mënyra se si i gjenë dhe i lufton patogjenët – me anti trupa dhe me reagimin e qelizave T. Kjo vaksinë ka për qëllim që t’i nxitë të dyja këto, kështu që do luftojë virusin kur ai po qarkoullon në trup, e gjithashtu i sulmon edhe qelizat e infektuara,” ka thënë në një deklaratë kryesuesi i studimeve në Universitetin e Oksfordit, profesori Andrew Pollard.

“Ne shpresojmë se kjo nënkupton që sistemi i imunitetit do të mbajë mend virusin, kështu që vaksina jonë do t’i mbrojë njerëzit për një periudhë më të gjatë.”

“Sido që të jetë, neve na duhet të bëjmë më shumë hulumtim para se të konfirmojmë se vaksina në mënyrë efektive mbronë kundër infeksionit SARS-CoV-2, dhe se sa kohë një mbrojtje e tillë zgjatë,” thuhet tutje në deklaratë.

Nuk ka pasur ndonjë efekt anësorë serioz tek vaksina; reagimet më të shpeshta kanë qenë lodhja dhe dhimbja e kokës. Efektet e tjera anësore përfshijnë, dhimbjen në vendin e injektimit të vaksinës, dhimbjen e muskujve, të dridhura, ethe dhe në disa raste edhe temperaturë të lartë.

Kjo vaksinë është një nga 23 vaksinat për CoViD-19 që aktualisht janë në prova klinike në nivel global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)./Objektiv/

NGJARJE TË TJERA

spot_img