Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Ai ka folur para mediave gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë IKSHPK-së së bashku me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe atë të arsimit, Ramë Likaj.