spot_img

LAJMI I FUNDIT: Anulohet ndeshja Drita – Linfield, kjo është arsyeja

spot_img

Takimi final i fazës paraeliminatore të Ligës së Kampionëve ndërmjet Dritës dhe Linfieldit është anuluar.

Mediat irlandeze kanë konfirmuar se ndeshja është anuluar pasi futbollistët e Dritës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, transmeton Insporti

Pas Fidan Gërbeshti e Bujar Shabanit ditë më parë, të cilët në testet pasuese dolën negativ, gjatë ditës së djeshme u raportua se i prekur me COVID-19 ishte edhe mesfushori Hamdi Namani.

Kurse, tani bëhet fjalë edhe për një tjetër futbollist të ekipit Gjilanas.

Sipas “Belfast Live Sport”, UEFA ka konfirmuar lajmin më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes.

Ndeshja ishte e paraparë të zhvillohej me fillim nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës, por tashmë është anuluar.

Në deklaratën e UEFA-s thuhej: “Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore në Zvicër në bashkëpunim me UEFA-n, është marrë vendim që i gjithë ekipi i Dritës të karantinohet pasi një futbollist i dytë ka dalë pozitiv me koronavirus.

“Lojtari, që ka rezultuar pozitiv dje (e hënë 10 gusht) më herët kishte rezultuar negativ në testin e bërë të premten, më 7 gusht”.

“I gjithë ekipi i Dritës kishte rezultuar negativ para se të mbërrinte në Zvicër”, thuhet në njoftimin e UEFA-s, transmeton Insporti.

“Ky futbollist është vendosur në karantinë, së bashku me një tjetër bashkëlojtar pasi që u zbulua se kishte pasur kontakt të afërt me lojtarin e prekur”.

“Ky test i dytë pozitiv për një lojtar që ishte në kontakt me pjesëtarët e tjerë të ekipit gjatë ditëve të fundit, ka nxitur autoritetet zvicerane që të futë të gjithë ekipin kosovar në karantinë. Si rrjedhojë, kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

“Çështja tani do t’i dërgohet Organit Disiplinor dhe të Kontrollit të UEFA-s, për një vendim që të merret në përputhje me Aneksin I të rregullores së sezonit 2020/21 të Ligës së Kampionëve, që u aprovua nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar. /Insporti.com

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img