spot_img

LAJMI I FUNDIT: Gjuajtësi rus dëbon bombarduesin amerikan në Detin e Zi me manovra terrori

spot_img

Pentagoni ka dënuar sot manovrat sipas tyre “të pasigurta e joprofesinale” të dy pilotëve të gjuajtësit rus Su-27 që interceptoi një bombardues amerikan në detin e Zi dhe fluturuan kërcënueshëm 30 metra larg kabinës së pilotimit.

Në videon dramatike të bombarduesit tregohet gjuajtësi rus Su-27 që shfaqet fillimisht në të majtë të B-52 duke fluturuar paralelisht dhe më pas i pret rrugën e fluturimit në një manovër thuajse kamikaze dhe pa mundësi evitimi.

Manovra të tilla njihen edhe më parë, pasi nëse një avion më i shpejtë e bën këtë para një avioni më të rëndë e të ngadaltë, prish fluksin e ajrit dhe rrjedhimisht mënyrën e fluturimit të bombarduesit.

Duke dënuar veprimet e pilotit rus, Pentagoni tha se lëshimi i afërt i Su-27 shkaktoi turbulencë dhe reduktoi aftësinë e manovrti të bombarduesit.

Në deklaratën e tij Pentagoni tha: “Rreth orës 11.19 të mëngjesit më 28 gusht 2020, dy pilotë rusë të gjuajtësit Su-27 interceptuan bombarduesin amerikan B-52 që po kryente operacione rutinë në ujërat ndërkombëtare të Detit të Zi.”

“Pilotët rusë fluturuan në mënyrë të pasigurtë e jo-profesionale duke fluturuar rreth 30 larg hundës së avionit dhe gazrat e motorit të tyre shkaktuan turbulencë në aftësitë e manovrimit të B-52”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img