spot_img

LAJMI I FUNDIT: Minstri i shëndetësisë Arben Vitia merr vendimin për masat

spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se nuk ka diçka konkrete lidhur me masat Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Vitia ka thënë se janë në kontakt me institucionet dhe do të bëjnë publike çdo vendim.

“Nuk ka asnjë paralajmërim, ne natyrisht jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucione përkatëse për çdo vendim paraprakisht do të komunikojmë me organet relevante si edhe me publikun. Është dita ime e parë në zyrë dhe realisht nuk është se ka diçka lidhur me këtë çështje. Nuk kam çfarë të them tjetër”, ka thënë Vitia për Indeksonline.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Hoti ka thënë se MSH-ja është në monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente.

“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVIDIN-19. MSH-ja është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, ka thënë Hoti./Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img