Pas gati dy oresh, është tërhequr nga vetura trupi i pajetë i personit të vrarë në lagjen Dardania.
Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipi i Forenzikes te cilet janë duke qëndruar tek vetura ku ka ndodhur vrasja.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka bërë të ditur se është kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty.
Borovci tha se 100-150 metra larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një revole në një kosh plehrash, e cila është sekuestruar dhe dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.