spot_img

Lajmi i gëzuar nga FFK/ Nga edicioni i ri nis Liga U21

spot_img

Duke filluar nga edicioni i ri 2023/24 në futbollin kosovar do t’i nisë garat edhe Liga U21. KE i FFK-së, në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për organizimin e kësaj lige, kurse pjesë e saj do të jenë ekipet e Superligës.

Qëllimi i kësaj lige është që futbollistëve të kësaj moshe, të cilat po hasin vështirësi të gjejnë hapësirë në ekipin e parë, t’u jepet mundësia të qëndrojnë në formë, të zhvillohen dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që të përgatiten për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Përvoja e hershme profesionale është çelësi për të pasur sukses në futboll, prandaj edhe ekzistimi i Ligës U21 do të jetë i mirëseardhur për futbollistët nën moshën 21-vjeç, ngase përqindja e minutave të luajtura nga ana e tyre në Albi Mall Superligë është kryesisht e vogël.

FFK do t’ua mundësojë ekipeve që në këtë ligë të përfshijnë edhe dy futbollistë deri në moshën U23, të cilët për shkaqe të ndryshme (si rukuperimi nga lëndimet apo rënia e formës) qëndrojnë larg skuadrës së parë. Ndërkaq, të drejtë loje do të kenë edhe lojtarët më të rinj se sa U21, nëse një gjë të tillë e shohin të arsyeshme klubet.

Më herët KE i FFK-së kishte vendosur që nëse klubet janë të interesuara të nisë Liga B (ku do të luanin futbollistët që nuk gjejnë hapësirë të mjaftueshme në ekipet e para), por meqenëse vetëm Ballkani kishte shprehur interesim për atë ligë, ajo nuk arriti të implementohet.

Megjithatë, kësaj radhe Liga U21 është obligative për të gjitha klubet e Superligës dhe si e tillë do të nisë së zbatuari nga edicioni i ri. Prandaj, FFK u kërkon klubeve që sa më herët të fillojnë përgatitjet për organizimin e ekipeve U21, ngase krijimi i kësaj lige edhe sipas ekspertëve të fushës vlerësohet shumë i rëndësishëm për progresin e mëtutjeshëm të cilësisë së Superligës dhe futbollit tonë në përgjithësi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img