Sa më shumë kalojnë ditët nga takimi i Leo Mesit me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Kuman aq më shumë zbulohen detaje nga ky takim. E ardhmja e Mesit tek Barcelona është më në dyshim se kurrë.
Sipas “Deportes Cuatro” gjatë takimit, një frazë e Kuman ka acaruar tej mase Mesin. Trajneri hollandez mësohet t’i ketë thënë Mesit: “Privilegjet në këtë skuadër kanë mbaruar. Ti duhet të bësh gjithçka për këtë skuadër. Ti duhet të mendosh për skuadrën”.
Këto fjali mësohet se e kanë acaruar tej mase Leo Mesin me argjentinasin që po mendon seriozisht largimin.