spot_img

Largohet nga vendi i ngjarjes autobusi i aksidentuar me kosovarë

spot_img

Autoritetet kroate e kanë larguar autobusin nga pjesa e autostradës ku është përplasur këtë mëngjes në Kroaci.

Autobusi është larguar nga vendi ku u aksidentua këtë të diele rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb dhe kufirit serb, shkruan AP, transmeton klankosova.tv.

Shefi i policisë lokale, Franjo Galic, tha se autobusi ishte plot me udhëtarë, me më shumë se 60 persona në bord.

Ai e përshkroi rrëzimin si “një nga aksidentet më të këqija që kam parë ndonjëherë”.

Nga ky aksident 10 persona mbetën pa shenja jete ndërsa 45 të plagosurit u transferuan në spitalin në Slavonski Brod.

Autostrada ku ndodhi aksidenti është rruga kryesore e trafikut përmes Kroacisë, e cila është pothuajse gjithmonë e zënë gjatë verës për shkak të turizmit dhe punëtorëve të huaj që udhëtojnë në shtëpi nga Evropa Perëndimore.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img