Xhudistja jonë me të ardhme të ndritur, Laurina Gashi, ishte afër zonës së medaljes në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj Maribor 2023.
Gashi përfundoi në vendin e shtatë, por me pak fat ka mundur të vije edhe deri tek medalja, në kategorinë -52 kg.
Ajo raundin e parë e kaloi pa luftë. Në të dytën mundi estonezen, Anna Schroeder, pas vetëm disa sekondash luftë. Në çerekfinale u mund nga Marlene Schinwald, me shënim të artë.
Luftën drejt të bronztës e vazhdoi përmes repesazhit, ku fillimisht mundi rumunen, Silvia Pomana, por në luftën e radhës, u mund në shënim të artë nga holandezja, Elise Rustige.
Vendi i shtatë konsiderohet sukses për Gashin, që njëherit arrin suksesin më të madh deri më tani nga ekipi ynë në EYOF Maribor 2023.
Sot garoi edhe Jon Veseli në kategorinë -66 kg, por që pësoi humbje në raundin e parë nga rumuni, Reinat Croitoru.