Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha pozitat në LDK-në e Prizrenit.
Bashkë me të, janë shkarkuar edhe tre zyrtarë tjerë. Kjo është bërë e ditur me anë të një njoftimi për media nga LDK e Prizrenit, shkruan lajmi.net.
Si për Avdylin, vendim i njëjtë është marrë edhe për Arsim Berishën, Artan Hoxhën e Fadil Berishën.
“Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren”, thuhet në vendim.
Njoftimi i plotë:
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren në mbledhjen e saj të mbajtur më 03.01.2021,duke u bazuar në nenet 11,14 të statutit të LDK-së, mori vendim në mënyrë unanime, se ;
Haxhi Avdyli
Arsim Berisha
Artan Hoxha
Fadil Berisha,
Për shkak të angazhimit në iniciativa tjera politike, nuk përfaqesojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësit që i kishin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.
Kundër këtij vendimi, palët e paknaqura mundë të bëjnë ankesë, në instancën më të lartë të partisë, në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, në afat prej 15 ditësh, nga data e shpalljes së këtij vendimi. /Lajmi.net/