spot_img

Leart Paçarada afër skuadrës së Bundesligës gjermane

spot_img

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, kërkohet nga disa ekipe të Bundesligës, ndërsa më afër për t’i fituar shërbimet e tij është FC Koln.

“Kontratë trevjeçare për mbrojtësin e majtë! Leart Paçarada është nënshkrimi i parë veror i Koln-it, ka shkruar gazeta e njohur gjermane “Kicker.de”.

“Siç qëndrojnë gjërat, mbrojtësi i majtë do të transferohet nga St. Pauli në formë huazimi që nga e hëna”, shkruan më tej gazeta.

Drejtori sportiv i Koln-it, Christian Keller, ka folur për mbrojtësin e Kosovës.

“Mendoj se ai është mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë në rangun e dytë të futbollit dhe do të ishte gjë e mirë nëse ai do të luante për ne. Ai ka luajtur me vazhdimësi të lartë për disa vjet dhe është lojtar shumë inteligjent.

Ka nivel të lartë teknik të lojës dhe është shumë i sigurt në ndërtimin e lojës, edhe kur ka presion nga kundërshtari. Ka zgjidhje dhe në të njëjtën kohë, rrezikon portën kundërshtare. Ka harkime të mira dhe është i rrezikshëm në goditjet e dënimit”, ka thënë Keller.

Nga ana tjetër, media gjermane “Tag24.de”, ka shkruar mes tjerash: ”Deri më tani, as FC St. Pauli dhe as përfaqsuesit e Paçaradës nuk i kanë komentuar këto thashetheme”.

“Mbrojtësi i majtë nuk do të vazhdojë kontratën e tij që i ka skaduar me ekipin që luan në ‘Millerntor’ dhe do të kalojë në FC Köln”, shkruan mes të tjera “Bild”.

Drejtori sportiv i St. Paulit, Andreas Bornemann, nuk e ka komentuar pyetjen që iu bë nga media e madhe gjermane “BIld” në lidhje me Paçaradën.

Paçarada është shtyllë e ekipit të St. Paulit dhe mbrojtësi më i mirë në Bundesliga II.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img