spot_img

Legjenda Altin Rraklli: Paraqitja e Ballkanit ishte e shkëlqyshme

spot_img

Suksesi i Ballkanit në Ligën e Konferencës ka rënë në sy edhe të legjendës së futbollit shqiptarë, Altin Rrakli.

Ish sulmuesi i kombëtarës shqiptare në një prononcim për Albanian News, ka thënë që Ballkani e meritoi fitoren përballë Cluj.

‘Në radhë të parē dua t’i urojë e përgezoj klubin, skuadrën dhe veçenarisht trajnerin për këtë sukses të madh siç është pjesëmarrja në grupe.

Për mendimin tim ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe e fortë, që u zhvillua më shumë në mesin e fushës, jo më shumë raste për shënim por dua të theksoj që skuadra e jonë (Ballkani), sidomos pas shënimit të golit të avantazhit ishte me superiore dhe duhet të fitonte ndeshjen nëse do ishte e kujdesëshme në ato minuta të fundit. Megjithatë për mendimin tim, ishte një paraqitje shumë dinjitoze e skuadrës’ tha Raklli.

Gjithashtu ish-lojtari që luajti në Bundesligën gjermane, lavdëroi trajnerin Ilir Daja dhe tha, që e ndjek Ballkanin edhe në Kampionat.

‘Une i ndjek kur të kem mundësi të gjithë ekipet shqiptare kur luajnë në Evropë. Patjetër vitet e fundit ky klub ka dhënë shumë dhe ka dominuar kampionatin e Kosovës, kështu që për mendimin tim ky sukses nuk është rastësi, gjithashtu të kesh pjesë të skuadrës një nga trajnerët shqiptar më të mirë në treg siç është Ilir Daja dhe sidomos eksperienca e tij në këtë kompeticion përsëri nuk është rastësi, kështu që uroj dhe shpresoj, që kjo skuadër të tregoje edhe në ndeshjet në grupe karakter dhe cilësi siç tregoi edhe në ndeshjen e parë kundër Cluj.

I uroj ekipit dhe trajnerit Daja suksese në ndeshjet e ardhshme’ përfundoi Raklli.

Kujtojmë që Ballkani në ndeshjen e parë debutese në Konferencë Ligë, barazoi 1:1 me Cluj./Albanian News

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img