Të martën dhe mbrëmë përfunduan katër ndeshjet e para të çerekfinaleve në UEFA Champions League.
Në emisionin CBS, legjendat e futbollit, si Thierry Henry, Michah Richards dhe Jamie Carragher parashikuan fituesin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24, shkruan Indeksonline
Pothuajse të gjithë e shpallin kampion në fund Manchester Cityn e Pep Guardiolas.
Përveç Thierry Henry i cili mendon se Arsenali fiton titullin këtë edicion. Sigurisht që këtë e bëri për shkak të viteve që kaloi te klubi “Topçinjtë”.
Javën e ardhshme zhvillohen ndeshjet kthyese dhe mësohen gjysmëfinalet, që pritet të jenë “zjarrë” në UEFA Champions.