Leciester City duket se ka hyrë seriozisht në garë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.
Tashmë është e sigurt se ai do të largohet nga Sukru Saracoglu, derisa ekipet e interesuar për të kanë filluar të projektojnë planet për ta transferuar prizrenasin.
Një nga këto ekipe është edhe ish-kampioni i Anglisë, që për pak fat nuk e arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Leicester.
Këta të fundit thuhet të kenë rritur interesimin për Muriqin, pavarësisht se në “pole-position” janë WBA e Tottenhem.
Në fakt, skuadra londineze qysh në Janar e donte prurjen e përfaqësuesit kosovar. Afati kalimtar i verës pritet të jetë vendimtar sa i përket të ardhmes së futbollistit.
Gazeta Blic