Në tërësi 4 gola të shënuar në ndeshje, përfundon me barazim dueli mes Leicester City dhe Manchester United
Gjatë ditës së sotme është zhvilluar ndeshja mes Leicester Citt dhe Manchester United.
Bruno Fernandes ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje, i cili asistoi tek goli i parë i shënuar nga Marcus Rashford (23’), ndërsa shënoi vetë golin e dytë 79’.
Leicester në anën tjetër, regjistruan barazimin e parë në Premierligë, pas golave të Harvey Barnes 31’ dhe Jamie Vardy 85’.
Kur po luhej minuta e 61-të, Martial arriti që të shënoj për ‘Djajtë e Kuq’, mirëpo iu anulua goli për shkak të ofsajdit.
Leicester me 28 pikë vazhdon ta mbaj pozitën e dytë, ndërsa United me një pikë më pak do të vazhdoj të mbes në vendin e tretë.