Skuadra e Bayer Leverkusen vazhdon pa humbje në Bundesliga, pasi në javën e 22-të mposhti 1:2 Heidenheim.
Golat për skuadrën e Xabi Alonson i shënuan: Frimpong dhe Adli, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore skuadra e Granit Xhakës vazhdon kryesimin në Bundesliga me 58 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë, Bayern Munich.
Madje me këtë fitore, Leverkusen barazoi rekordin e Bayern Munich me 32 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.