spot_img

Liburn Aliu favorizon UBT’në ku është i punësuar: Ministria që ai drejton nënshkruan marrëveshje me këtë kolegj privat

spot_img

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njofutar se ministria që ai drejton ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin ‘UBT’. Në bazë të dhënave të deklaruara nga ministri Aliu në Agjencinë Antikorrupsion, ai është i punësuar në këtë kolegj si ligjërues që nga viti 2017.

Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegji ‘UBT’ kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Nënshkrimin nga ana e ministrisë e ka vënë vetë ministri Liburn Aliu, i cili përveç punës si drejtues i ministrisë, është i angazhuar si ligjërues edhe në kolegjin në fjalë.

Aliu në njoftimin për këtë marrëveshje, thotë se ajo është bërë në bazë të ligjit. Por si u bë e mundur që të përzgjidhet pikërisht ky kolegj privat ku Aliu është i punësuar në mesin e dhjetëra universiteteve e kolegjeve që ekzistojnë në vend, madje duke anashkaluar edhe universitetin kryesor publik në vend, atë të Prishtinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Sot, nënshkruam marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore”, thuhet në njoftimin e ministrit Aliu.

Tutje ai ka thënë se kjo marrëveshje forcon bashkëpunimin me universitetet, por të paktën në këtë njoftim, ka bërë të ditur se bëhet fjalë vetëm për një institucion të arsimit të lartë, i cili nuk e ka gradën e universitetit, por është kolegj, dhe atë kolegj ku vetë ministri Aliu është i punësuar me pagë, në bazë të deklarimit të tij të pasurisë për vitin 2021.
“Kjo marrëveshje e bashkëpunimit është reflektim i zotitmit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për të forcuar bashkëpunimin me universitetet, në këtë rast me UBT – Higher Education Institution, në mënyrë që të jetësohet kjo praktikë në aktivitetet e përditshme të Ministrisë. Kjo qasje do të kontribuojë që planifikimi dhe orientimi strategjik, si dhe të gjitha vendimet që merren, të kenë bazë shkencore dhe në këtë mënyrë universitetet tona të japin kontributin e tyre në procese të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e ministrit Aliu. /Reporteri.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img