Po vazhdon të nxis reagime edhe më tej përplasja e presidentit amerikan, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin raportohet se e ka përzënë nga Shtëpia e Bardhë pas krejt këtyre zhvillimeve.
Më poshtë, gjeni një përmbledhje të CNN, përkthyer nga Nacionale, të liderëve që i kanë dalë në përkrahje presidentit të Ukrainës
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk: I dashur Zelensky, të dashur miq ukrianas, nuk jeni vetëm.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sancehz: Ukrainë, Spanja qëndron me ty.
Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerboc: Ukriana nuk është vetëm. Gjermania bashëk me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar krah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukriana mund të llogarisë në përkrahjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe përtej. Mbrojtja e tyre ndaj demokracisë dhe kërkesa për paqe, dhe siguria është e jona.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu: E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori. Ukraina mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qendrojmë me Ukrainën.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda: Ukrainë nuk do të ecësh kurrë vetëm.
Kryediplomati i Estonisë, Margus Tsahkna: Pengesa e vetme për paqe është vendimi i diktatorit rus, Vladimir Putin që ta vazhdojë luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina ndalet së luftuar, nuk do të ketë më Ukrainë.