Lidhja e Veteranëve e Futbollit të Kosovës i reagon ashpër Baton Haxhiut, gazetarit i cili deklaroi në një emision televiziv se futbollin e bënë të pavarur ai dhe Bylbyl Sokoli.
Menjëherë pasuan deklaratatë e akterëve si selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, sekretari i themelimit të FFK-së, Sejdi Merkonja.
Derisa së fundi reagoi edhe Liga e Veteranvë të Futbollit të Kosovës. Më posht e gjeni komunikatën e plotë:
Reagim nga liga e veteranëve të futbollit- gjenerata e sakrificës.
Duke e dëgjuar emisionin sportiv në T7 dhe duke e lexuar në disa portale që Baton Haxhiu paska qenë personi i cili paska marrë pjesë në pavarësimin e futbollit të Kosovës dhe e paskan ndarë në dy grupe ligën dhe paska qenë refer në atë kohë.
Kryesia e ligës së veteranëve e cila është e përbërë nga lojtarët e gjeneratës së sakrificës reagon ndaj Baton Haxhiut i cili pretendon që ai është akter në pavarësimin e futbollit Kosovar dhe se ka qënë refer në pavarësimin e futbollit të Kosovës. Kjo nuk është aspak e vërtetë sepse po e deshmojmë atë të pavërtet që e ka thënë Batoni.
Kur është pavarësuar futbolli i Kosovës ka qenë vetëm një ligë e aty kanë marrë pjesë 20 ekipe pas presionit të madh të rregjimit të atëhershëm për shkak sigurie liga është ndarë në 4 grupe e jo në dy grupe siq pretendon ai.
Reagimi vlen jo vetëm për Batonin po për shumicën e njerëzve të cilët nuk e dinë historinë e pavarësimit të futbollit dhe atyre që e nënvlerësojnë punën e gjitha kryesive të federatave duke filluar nga kryetari i parë Z. Agim Bytyqi, kryetari i dytë Z. Rexhep Abdullahu, kryetari i tretë Z. Sabri Hashani dhe kryetari i katërt Z. Fadil Vokrri.
Të gjithë këta kryetar me kryesitë e tyre janë për respekt të veqantë për kontributin e dhënë në futbollin Kosovar dhe asnjëherë nuk harrohen. Ndërsa për kryetarin aktual Z. Agim Ademi duhet të falenderojmë për punë dhe zhvillimin e bërë gjatë këtyre kohërave sa është kryetar ku në këtë periudhë ka arritur që futbolli kosovar të njehet gjithandej si me organizime, si me punë, si me investime në infrastrukturëm e futbollit Kosovar është edhe fati jonë pse janë të gjitha këto përparime në futbollin kosovar sepse kryetari aktual ishte në të gjitha periudhat e kryetarëve të cilët i përmenda edhe më herët.
Por nuk e dimë pse disa portaleve dhe disa personave po iu pengon i gjithë ky sukses i presidentit të FFK-së Z.Agim Ademit. Është për keqardhje dhe është marre. Mirëpo mos harroni sepse historinë nuk lejojmë të ndryshohet.
Me respekt
Kryesia e L.V.F.K.