Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor, në të cilin Mirsad Çollaku u rizgjodh si kryetar për një tjetër mandat 4-vjeçar.
Bordi i ri i përzgjedhur në këtë Kuvend është në përbërje të: Bekim Bakaj, Denis Isaja, Drilon Berisha, Zymer Telaku, Drilon Berisha, Festim Avdyli, Sami Buqaj.
Çollaku, me rastin e rikonfirmimit të mandatit të tij, shprehu mirënjohjen për delegatët e kuvendit duke ritheksuar gatishmërinë që të shërbejë në çdo kohë për të gjitha klubet dhe shkollat e futbollit të rajonit të Prizrenit.