Drita ka pësuar disfatë si nikoqire e Skenderbeut, në përballjen e vlefshme për xhiron e tretë të ligës së përbashkët, “Gjergj Kastrioti”, të dielën, në palestrën “Bashkim Selishta”.
Vashat e trajnerit Lorik Ilazi pësuan disfatë me rezultat 0-3 (19-25, 23-25, 24-26), në takimin që u luajt në kuadër të Grupit B.
Ishte një takim i dominuar nga mysafiret, me “Intelektualet” që tentuan të bënin më shumë në setin e dytë dhe tretë duke ngushtuar diferencën, por mysfiret mbetën të konsoliduara dhe eventualisht fituan pikët e plota.