spot_img

Ligji në Shqipëri/ Polici që vrau vajzën 7 vjeçare me skaf mund të dënohet maksimum me 5 vite burg

spot_img

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore me anë të një njoftimi zyrtar tha se Arjan Tase, polici që vrau me skaf 7-vjeçaren në Potam të Himarës, po hetohet nën akuzën “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”.

Ish efektivi futi skafin në hapësirën e rrethuar për pushuesit. Pasi zbarkoi në breg familjarët e tjerë në bord, kreu manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar humbjen e menjëhershme të jetës.

Tase akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, e cila në nenin 85 të kodit penal parashikon gjobë ose maksimumin e dënimit deri në 5 vite burg.

Arjan Tase një polic i cili në të kaluar u bë subjekt i hetimeve për shkak të lejimit të kultivimit të drogës në kohën kur ai ishte drejtues i komisariatit të Himarës, duket se nuk e “çante” kokën për ligjin dhe se ligjin e bënte vetë. Deri më tani nuk ka rezultuar që Arjan Tase të jetë i pajisur me leje përkatëse për drejtimin e një skafi me 600 kuaj fuqi dhe 7 metra të gjatë.

Ndërkohë edhe pse nuk lejohet, Tase ka thyer ligjin duke u afruar qëllimisht në zonën e mbushur me pushues edhe pse sipas rregullores, “përbindësha” të tillë deti duhet të qëndrojnë deri në 300 metra largësi nga bregu për shkak të fuqisë së madhe që ata kanë.

Një shkelje tjetër e kryer nga polici është arma që atij ju gjet në çantën e krahut që përdorte. Edhe pse rregullorja parashikon që arma e shërbimit nuk duhet marrë me vete kur efektivi është jo në orarin e punës, Arjan Tase bënte siç dinte vetë.

Ndërkohë ende nuk është sqaruar se si ka arritur që të sigurojë këtë mjet lundrues. Ndërkohë burime në media raportojnë se skafi i përket vetë policit, megjithëse me letra figuron në pronësi të një personi tjetër.

NGJARJE TË TJERA

spot_img