Lindon Emërllahu ka shijuar debutimin me Kombëtaren A të Kosovës.
Mesfushori i talentuar këtë vit ka shpërthyer me Ballkanin duke arritur të shpallet kampion i Kosovës si dhe po shkëlqen në arenën ndërkombëtare.
19-vjeçari u grumbullua nga Kombëtarja A për ndeshjet e muajit shtator ndaj Irlandës së Veriut dhe Qipros. Debutimi për Emërllahun erdhi në sfidën ndaj Qipros ku luajti për disa qaste.
Ai është shprehur shumë i lumtur që ka debutuar me Kombëtaren A të Kosovës, teksa ka thënë se është nder dhe krenari.