Klubi Prizrenasi, Liria ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur turk, Nedim Yigit, i cili do ta udhëheq klubin e njohur kosovar në edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi i Lirisë është inkuadruar në Superligë këtë edicion, pasi në barazh mposhti Ulpianën dhe Ferizajn. Pas inkuadrimit në Superligë, klubi dhe trajneri Xhengiz Rexhepi ndanë rrugët.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Lirisë tashmë ka arritur marrëveshje për zëvendësuesin e Rexhepit dhe ai vjen nga Turqia dhe është trajner me një CV mjaft të pasur.Kush është trajneri i ri i Lirisë?
Trajneri i ri i Lirsë pritet të jetë turku 51 vjeçar, Nedim Yigit. Ai ka karrierë të bujshme në Turqi, ku ka udhëhequr disa skuadra me emër, ndërsa punoi edhe tek kombëtarja A e shtetit turk.Së fundmi, Yigit ishte trajner tek skuadra turke, Iskenderunspor.
Në të kaluarën, pra në vitin 2017, Yigit ishte ndihmës trajner tek kombëtarja e Turqisë, ku qëndroi 1 vit.Më pas ai ishte angazhuar tek Galatasaray – ku punoi me trajnerin legjendar, Fatih Terim tek klubi gjigant. Aty ai ishte menaxher i akademisë së klubit. Ai gjithashtu ishte trajner i Galatasaray U21 para disa vitesh, teksa si menaxher i akademive punoi edhe në klubet si Basaksehir, Gaziantespor e Goztepe.