Pas humbjes në xhiron e parë, Liria fitoren e parë sezonale e ka shënuar sot në “Përparim Thaçi”.
Skuadra prizenase sot shënoi fitore 2-0 ndaj Rahovecit fqinj.
Prizrenasit e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0. Golin e vetëm në këtë pjesë e gjeti Erastus Kulula, sulmuesi namibian i Lirisë.
LIGA E PARË – TABELAT E GRUPEVE
Qetësinë vendasve ia dha goli i Silvio Zogajt gjatë pjesës së dytë dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-0.
Kështu, Liria ka 3 pikë pas 2 ndeshjeve të para në Grupin A të Ligës së Parë, ndërkohë Rahoveci mbetet akoma pa pikë.
Xhiron që vjen, Liria i shkon Trepçës ‘89, kurse Rahoveci e pret Trepçën.