spot_img

Liria rikthehet në elitë – Urohet nga Presidenti i FFK-së, Agim Ademi

spot_img

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, FC Liria. Prizrenasit siguruan rikthimin përmes ndeshjes së barazhit, kur mundën Ferizajn nëpërmjet penalltive. Takimi dhe koha shtesë kishte përfunduar pa gola. 

Liria kishte përfunduar edicionin në pozitën e dytë, derisa në takimin e parë barazh mposhti Ulpianën për të siguruar përballjen me skuadrën, e cila përfundoi në pozitën e tetë, në elitë, Ferizaj.

Në vazhdim gjeni postimin e Ademit:

Urime FC Liria rikthimi në Superligë 🎉🎉🎉

Pas katër vjetësh skuadra me traditë të madhe, Liria rikthehet në elitën e futbollit tonë, pasi kishte fatin në anën e saj në serinë e penalltive në përballje me skuadrën e deritashme të elitës, Ferizajn, në ndeshjen e barazhit.

Kjo është një arritje e madhe për skuadrën dhe një moment krenarie për të gjithë tifozët e Lirisë dhe qytetarët e Prizrenit.

Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe të gjithë ata që kanë punuar me vendosmëri për ta arritur këtë objektiv.

Kjo arritje është shpërblim i merituar i punës dhe përkushtimit tuaj të vazhdueshëm.

Tifozët “Arpaxhikët” dhe qytetarët prizrenas në përgjithësi, duhet të ndjehen krenarë për përkrahjen e tyre dhe për energjinë që i dhanë skuadrës gjatë gjithë sezonit.

Ndeshja e sotme e barazhit për Superligë ishte shembull për angazhim e fair-play të skuadrave dhe për atmosferë të shkëlqyeshme në tribuna, por edhe për organizim të mirëfilltë.

Me ndeshje dhe organizime të tilla futbolli ynë pashmangshëm do ta vazhdojë rritjen e tij.

Uroj që FC Ferizaj të vazhdojë me këtë organizim të mirë dhe me lojëra të tilla cilësore edhe në edicionin e ardhshëm, në mënyrë që të rikthehet shpejt në Superligë.

Krahas FC Liria, sot, përgëzoj edhe FC Feronikeli 74 dhe KF Fushë Kosova, që po ashtu në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Superligës, me shpresë se ato do t’i japin ngjyra spektakli elitës sonë dhe do ta bëjnë atë edhe më cilësore.

Urime!

#BashkëPërFutbollin 🙌⚽🤝🇽🇰

NGJARJE TË TJERA

spot_img