Ish ministri i Brensdshëm Saimir Tahiri fitoi sot lirinë. Nga sot ish ministri do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit 1 vit 7 muaj e 11 ditë burg në shtëpi dhe jo në një nga qelitë e burgut të Kosovës në Lushnje. Vendimi është marrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu.
Sipas vendimit Gjykata i ka lejuar gjithashtu ish-ministrit që gjatë arrestit të shtëpisë të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan vendosi:
Pranimin e kërkesës.
I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a, shkronja “b” të Kodit Penal pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15(pesëmbëdhjetë) dite, ta vijojë me qëndrim në shtëpi”, në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3,
Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për përvetësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.
Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje.
Një kopje e vendimit t’i dërgohet Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tirane dhe Komisariatit të Policisë Nr.1,Tirane për të kontrolluar e verifikuar respektimin e detyrimeve nga ana e të dënuarit, të dhëna në këtë vendim.
Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen te dënuarit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Elbasan sot më datë 02.06.2023.
Tahiri ka përdorur një epikrizë mjekësore të bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri, e cila del se e ka të pamundur të kujdeset për dy fëmijët e mitur në kushtet e gjendjes shëndetësore që ndodhet. Duke u bazuar në nenin 59/a të Kodit Penal, Tahiri ju drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi