Liverpuli është ndalur nga rivali lokal, Evertoni, në ndeshjen e mbetur nga java e 15-të, e Premierligës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Goodison Park”, ishte i barabartë 2-2.
Mohamed Salah dhe Mac Allister shënuan për Liverpool kurse për Everton shënuan Beto dhe në minutat shtesë kapiteni Trakwoski.
Pas këtij barazimi Liverpool ka mbledhur 57 pikë dhe është lider në Premier Ligë me 7 pikë më shumë se Arsenali në vendin e dytë.