Liverpooli ka triumfuar 5-1 përballë West Ham United, për të kaluar tutje në Carabo Cup.
Pas 21 minutash, Çekanët kaluan në epërsi me auto-golin e Jarrell Quansah.
Por, katër minuta më vonë – Liverpooli i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Diogo Jotas, që u asistua nga Federico Chiesa.
Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën fuqishëm për Reds.
Në minutën e 49-të, Jota shënoi edhe golin e dytë personal, për t’i dhuruar epërsinë Liverpoolit, ndërsa Curtis Jones ishte asistuesi.
Mohamed Salah realizoi për 3-1 në minutën e 74-të, ndërsa West Hami mbeti me dhjetë lojtarë në fushë dy minuta më vonë, pasi Edson Alvarez pranoi edhe kartonin e dytë të vershë.
Fitoren e Liverpoolit e vulosi Cody Gakpo me dy gola, kur shënoi për 4-1 në minutën e 90-të, ndërsa tre minuta më vonë kompletoi dygolëshin e tij për 5-1.