22:52 | 16 Dhjetor 2020
Liverpool ka mposhtur 2:1 Tottenhamin në ‘Anfield Road’, me golin e fitores të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.
‘The Reds’ janë rikthyer në krye të Premierligës, falë fitores në derbi ndaj Tottenhamit.
Skuadra e Jurgen Klopp golin e epërsisë së parë e arriti në minutën e 26’, duke shënuar me anë të Mohamed Salah, shkruan lajmi.net.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi përgjigja e Tottenham, që barazoi nëpërmjet Son Heung-Min.
Kur u mendua që kjo ndeshje po shkon drejt barazimit, ishte Roberto Firmino që realizoi në minutën e 90’, për fitoren 2:1 të Liverpool.
Pas kësaj fitore, Liverpool numëron 28 pikë, tri më shumë se Tottenham, që tani zë vendin e dytë në Premierligë.