Liverpool ka arritur ta mposht Crystal Palacen me rezultat 2:1 në kuadër të Premierligës.
Alisson u rikthye në formacionin fillestar të vizitorëve pasi humbi tre ndeshjet e mëparshme përshkak të një lëndimi.
Pavarësisht rasteve pjesa e parë përfundoi pa gola.
Palace morri epërsinë nga pika e bardhë në minutën e 57-të.
Penalltinë e konvertoi Jean-Philippe Mateta.
Vendasit mbetën me një lojtarë më pakë pasi Jordan Ayew u ndëshkua me të kuq në minutën e 75.
Vetëm një minutë më vonë Mohamed Salah barazoi rezultatin.
Ky është goli i tij i 200-të për Liverpool-in, duke u bërë vetëm lojtari i pestë në historinë e klubit që arrin këtë shifër.
Por gjithashtu Salah hynë në listë e sulmuesve elitar të Premierligës.
Ishte goli i tij i 150-të në këtë kompeticion.
Harvey Elliott me një super goditje ia dhuroi fitoren “The Reds”.
Liverpool merr kryesimin e Premierligës së paku deri sa të luaj Arsenali, derisa Palace është në vendin e 14-të.