spot_img

Liverpool ul çmimin e Shaqirit, 4 skuadra në garë për kosovarin

spot_img

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar nuk ka kaluar vitin e tij më të mirë tek kampioni anglez, pasi është përballur me shumë lëndime.

Shaqiri ka luajtur në vetëm 11 takime në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol këtë edicion.

Liverpool është gati për ta shitur yllin shqiptar dhe tanimë e ka zbritur edhe çmimin e kërkuar për të.

“The Reds” për ta lënë të lirë kosovarin me nënshtetësi zvicerane tani janë duke kërkuar vetëm 12 milionë euro.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e gjilanasit mbetet Lazio, që kërkon ta përforcojë repartin ofensiv.

Gjithsesi në garë për Shaqirin janë edhe skuadrat tjera si Sevilla, Galatasaray dhe Fenerbahce.

I sigurt është vetëm largimi i kosovarit nga “Anfield”, por jo edhe skuadra e tij e ardhshme.

Për gjilanasin mund të ketë edhe një rikthim në Bundesliga, pasi disa skuadra kanë shprehur interesim për të, por problemi qëndron tek paga e lartë e tij.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img