Skuadra e Liverpoolit ka mposhtur Norwichin 3-0.
Liverpool ka arritur të triumfojë ndaj Norwichit me rezultat 3-0.
Në këtë ndeshje për vendasit u paraqit edhe Milot Rashica që ishte debutimi i tij me ekipin e ri, dhe pati një paraqitje solide.
Në anën tjetër ‘The Reds’ dominuan ndeshjen në tërësi dhe golin e parë e shënuan në min e 27’ përmes Diogo Jotas, për rezultatin e pjesës së parë 1-0.
Në pjesën e dytë mysafirët vazhduan me sulme dhe gjetën golin e dytë në min e 65’ me realizuar Roberto Firminon.
Pak minuta më vonë në min e 74 ’shënoi Mohamed Salah një gol të bukur për rezultatin final 3-0,
Kështu Liverpooli e nis në mënyrë fantastike sezonin 2021/22.