Liverpooli i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Tottenhami.
“Redsat” triumfuan 3-1 dhe kanë zënë vendin e katërt në renditjen e Premierligës me 37 pikë, derisa Tottenham i Jose Mourinhos ka rënë në pozitën e gjashtë me 33 pikë pas 20 xhirove.
Për Tottenhamin ndeshja nisi sic është më së miri, shënoi Son për 1-0 në minutën e tretë, por VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Këtë e shfrytëzuan mysafirët që në fund të pjesës së parë shënuan golin e epërsisë me anë të Roberto Firminos, për 0-1.
Pjesa e dytë nisi sërish me gola.
Fillimisht mysafirët shënuan për 0-2, Trent Alexander Arnold gjeti golin e dytë për Redsat.
Por, pak minuta Pierre-Emile Hoejbjerg me gol shumë të bukur në minutën e 49’ realizoi për 1-2.
Në minutën e 56-të VAR-i sërish ndërhyri, kësaj radhe anuloi një gol të Mohamed Salah që shënoi për 3-1.
Sido që të jetë, shifrat reale në 3-1 pak minuta më vonë, në atë të 65-të, i dërgoi Sadio Mane, që shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.