Kampioni në fuqi është befasuar sot para adhuruesve të vet në Suharekë nga Llapi. Skuadra e Tahir Batatinës, deklasoi therandasit, duke i mundur me rezultat të thellë, 1:4, shkruan Albanian News.
Në takimin tjetër, derbin e anamoravës, Gjilani dhe Drita, i cili u zhvillua pa praninë e tifozëve, nuk pati fitues.
Derisa në takimin e parë Drita shkëlqeu këtë radhë lideri hasi në vështirësi. Së pari Gjilani krijoi epërsi derisa më pas lideri barazoi shifrat, 1:1.
Pas javës së 16-të, Ballkani tani mbetët pesë pikë pas Dritës por që ka tri ndeshje më pak. Llapi pas kësaj fitore ka tubuar 19 pikë, duke u plasuar në vendin e peatë.
Drita si lidere me 32 pikë, mbanë pozitën e parë, derisa Gjilani në pozitën e 24 në pozitën e tretë.