Llapi ka regjistruar fitore ndaj Gjilanit, për të marrë pozitën e dytë në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan përfundoi me rezultati 0:2.
Valmir Veliu (83′) dhe Muhamet Hyseni (90+3′) shënuan golat e fitores për llapjanët.
Ky takim i takoi xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.
Llapi pas kësaj fitore ka 28 pikë dhe tani është i dyti në tabelë, me tri pikë më shumë se Drita, që ka tani dy ndeshje më pak.
Gjilani mbetet i shtati me 14 pikë.